Please enter at least 3 characters.

DO TË VDESËSH, KUJTO!

2016/12/Esad-Mekuli.png

Poezi nga: Esad MekuliPrijëtarëve

Në çastin më të lartë
të lavdit e të nderit,
hapi sytë - mos ia tepro;
para se të shohësh veten
baras me perënditë -
se do të vdesësh - kujto!

Borxhli je prore ndaj atyre
që besimin njëherë ta dhanë
në drejtësi e barazi qëndro;
urtia e mirësia, jo topuzi
pushtetin e ruan, e mban
Se do të vdesësh, kujto!