Dëmtohet një varr në Kamenicë, rasti po hetohet
04/12/2025
Është raportuar se është dëmtuar një varr nga persona të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:50, në Kamenicë.
Tutje thuhet se njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin.
“Kamenicë / 03.12.2025 – 20:50. Është raportuar se është dëmtuar një varr nga persona të panjohur. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin”. /Telegrafi/


