Delegacioni i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës për vizitë në Maqedoni
11/03/2018
Delegacioni i Këshillit të Ministrtave të Bosnjës e Hercegovinës, të udhëhequr nga kryetari i Këshillit Denis Xvizdiq, nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Xvuzdiq do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët, ndërsa takim dy palës do të mbahet edhe me delegacionin qeveritar, ku do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga qeveria, delegacioni i Maqedonisë dhe Bosnjës do të bashkangjiten në marsin e grave, i cili do të mbahet me rastin e shënimit të 75-vjetorit të dëbimit të hebrenjve nga Maqedonia./Telegrafi/


