Please enter at least 3 characters.

Del Piero: Calciopoli si ‘bomba atomike’, shkatërroi futbollin italian – ndihmoi ligat tjera

2017/11/GettyImages-476104652.jpg
126:"during the UEFA Champions League Final between Juventus and FC Barcelona at Olympiastadion on June 6, 2015 in Berlin, Germany.
15:"Shaun Botterill

Alessandro Del Piero e ka përshkruar Calciopolin si “bombë atomike”, efektet e të cilave po ndjehen ende në futbollin italian.

Juve ra nga kategoria në mënyrë famëkeqe në Serie B për rolin e tyre në skandalin me gjyqtarët 11 vjet më parë, por legjenda e klubit, Del Piero, pretendon se ky skandal gjithashtu çoi futbollin italian në ‘kolaps’ dhe ndihmoi vende të tjera që ecnin përpara.

“Calciopoli ishte sikur një bombë atomike: u prish futbolli ynë”, ka thënë fillimisht Del Piero për Gazzetta dello Sport.

“Nuk jam duke folur vetëm për Juven. Pas kësaj, kampionët e mëdhenj shkuan jashtë dhe vendet e tjera janë rritur në mënyrë eksponenciale”.

“Liga Premier ka shpërthyer në sajë të aftësive të saj në menaxhimin e markave të ndryshme të saj në mbarë botën, si dhe shpërndarjen e mençur të të drejtave televizive”.

“Reali dhe Barcelona gjithashtu kanë ecur përpara me politikat e tyre përkatëse të korporatave”.

“Gjermania ka përfunduar rrugën që ka filluar, kur iu dha Kupa Botërore e 2006 dhe madje edhe investitorë të huaj të mëdhenj kanë ardhur në Francë për të transformuar klubet si PSG dhe Monaco”.

“Italia, nga ana tjetër, u rrëzua, por Juve filloi të kthehej dhe Napoli është në një udhëtim të rëndësishëm”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/