Please enter at least 3 characters.

Conte do ribashkimin me Vidalin, Barcelona e hapur për shitjen e kilianit  

2019/07/Vidal-Conte.jpg
252:"TURIN, ITALY - APRIL 21: Juventus FC head coach Antonio Conte (R) and Arturo Vidal celebrate victory at the end of the Serie A match Juventus FC v AC Milan at Juventus Arena on April 21, 2013 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte thuhet se dëshiron të bashkohet me mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal në Inter, por ata duhet të jenë të shpejtë.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Vidal është gjithashtu i hapur për të punuar përsëri me Conten.

Dyshja fituan tre Scudetto së bashku në Juventus ndërmjet viteve 2011 dhe 2014, ndërsa gazeta flet për 'një marrëdhënie të mirë' midis Interit dhe Barçës.

Conte dhe Vidalduke festuar një gol gjatë kohës së tyre te Juventusi (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Katalunasit do të jenë të gatshëm të shesin kilianin për 20-22 milionë euro, por paralajmëron se vetëm deri në mes të korrikut duhet të bien dakord për një marrëveshje, në mënyrë që një zëvendësues të gjendet në kohën e duhur.

32-vjeçari do të zëvendësojë Radja Nainggolanin, destinacioni më i mundshëm i të cilit është Kina dhe në mënyrë specifike - sipas La Gazzetta - klubi motër i Interit, Jiangsu Suning.

Ardhja e tij gjithashtu nuk do të përjashtoj transferimin e Nicolo Barellas, i cili refuzoi kalimin te Roma për të përfunduar te Interi.

Ndryshe, Nerazzurrët deri më tani kanë zyrtarizuar tre transferime: Diego Godin, Valentino Lazaro dhe Stefano Sensi. /Telegrafi/