")
Please enter at least 3 characters.

City me fitore të thellë kundër Feyenordit (Video)

2017/09/jesus.jpg
15:"EMMANUEL DUNAND

Manchester City e ka nisur me fitore kampanjën e Ligës së Kampionëve.

Citizens triumfuan si mysafirë të skuadrës holandeze me Feyenord me rezultat të thellë prej 4-0.

Pjesa e parë përfundoi me tre gola të shënuara prej mysafirëve, ku golashënues ishin John Stones (‘2), Sergio Aguero (‘10), Gabriel Jesus (‘25).

Mbrojtësi Stones shënoi edhe golin e dytë personal dhe të fundit të takimit në të 63 minutë.

Pas kësaj fitoreje, City kryeson grupin F me tre pikë, po aq sa ka edhe Shakhtar Donetsk, e cila triumfoi kundër Napolit me rezultat 2-1. /Telegrafi/