Please enter at least 3 characters.

Çiljeta sërish në bashkëpunim me një artist të ri, thotë se dëshiron t'i mbështesë artistët e panjohur (Foto)

2017/08/cil-e1503226874630.jpg

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga së shpejti do të sjellë në treg një këngë të re.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Alores, një artisti i ri, i cili jeton dhe vepron në Danimarkë.

Lajmin për këtë projekt e ka bërë të ditur vet Çiljeta përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku ndër të tjerash flet edhe për bashkëpunimet e saj të shpeshta së fundmi me artistë të rinj.

Ajo thotë se kjo iniciativë e saj është personale, pasi dëshiron tu ndihmojë dhe t'i mbështes artistët e rinj, që shumë vështirë ngjiten drejt suksese në muzikë.

Kënga e saj e re titullohet "Pa ty jetoj" dhe është punuar nga Elgit Doda, me tekst të Filloreta Raçit. /Telegrafi/