Please enter at least 3 characters.

Cili do të jetë dënimi për policen e Manastirit që gjuajti me armë në dasmën e saj?

2016/07/LSDM-nusja-qe-gjuan-me-pushke-1.jpg

Portali Plusinfo bën të ditur se ndaj polices Marija Ristovska - Kaleshkovska mund të merren masë disiplinore e cila sipas gjitha gjasave do të zbatohet në gjobë prej 15 deri në 20% nga paga në afat prej gjashtë muajsh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në dasmën e saj, Kaleshkovska, menjëherë pas punësimin, me një pushkë ka gjuajtur disa plumba në ajër.

“Me urdhër të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë është nisur një procedurë disiplinore e cila ende është duke zgjatur. Ristovska-Kaleshkovska në mënyrë të rregullt vjen në punë dhe po i kryen detyrat që po i jepen”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë së Manastirit, Sanja Stamatova.

Ndryshe, kjo police ka marrë vendim pune në SPB të Manastirit, menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme ekonomike./Telegrafi/