Please enter at least 3 characters.

Çifti bashkëshortor gjeti 20 kilogram kokainë, duke shetitur në plazh

2016/03/droga-ne-bregdet.jpg

Një çift bashkëshortor kanë qenë duke shëtitur në një plazh të Floridës së Shteteve të Bashkuara, kur kanë hasur në diçka shumë të dyshimtë.

Ata e kanë njoftuar Policinë për këto pako, të cilat përmbanin një sasi prej 20 kilogramësh kokainë, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet nëse këto i ka sjellë uji i detit, apo i ka lënë dikush në rërë dhe është larguar.

“Fakti që u gjend një sasi kaq  madhe e drogës, tregon se në vendin tonë qarkullon numër enorm i narkotikëve” thuhet në raportin e hetuesve.

Nga shitja e kësaj kokaine, do të përfitoheshin rreth dy milion dollarë. /Telegrafi/