Chelsea po e shqyrton seriozisht emërimin e Xabi Alonso
Chelsea po punon për të gjetur trajnerin e ri dhe një nga emrat kryesorë në listë është Xabi Alonso, raporton gazetari i njohur David Ornstein.
Sipas tij, klubi londinez po e eksploron mundësinë për ta emëruar spanjollin si trajnerin e ardhshëm, ndërsa Alonso thuhet se është i hapur ndaj këtij opsioni, megjithatë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
“Blutë” janë në kërkim të një zëvendësuesi të përhershëm të Liam Rosenior, i cili u shkarkua në prill, pas më pak se katër muajsh në krye të ekipit.
🚨 Chelsea exploring deal to appoint Xabi Alonso as next head coach. 44yo former #RMFC boss understood to be open to possibility, although nothing decided yet as process continues. Andoni Iraola also strong contender ahead of departing #AFCB@TheAthleticFChttps://t.co/39GzR6Z1Nc
— David Ornstein (@David_Ornstein) May 11, 2026
Përveç Alonsos, në garë për stolin e Chelseat përmenden edhe Andoni Iraola, që pritet të largohet nga Bournemouth, si dhe trajneri i Fulhamit, Marco Silva.
Alonso ka mbetur pa ekip që nga largimi nga Real Madridi në fillim të këtij viti. Më herët, ai drejtoi Bayer Leverkusen drejt një titulli historik në Bundesligë në sezonin 2023/24, duke e mbyllur kampionatin pa humbje.
Në periudhën e shkurtër te Real Madridi, Alonso pati një nisje pozitive, ku spikat edhe një fitore në El Clasico ndaj Barcelonës, por ekipi ishte i dyti në La Liga në momentin kur ai u largua.
Përkohësisht, skuadrën e Chelseat po e udhëheq Calum McFarlane, i cili do të mbetet në detyrë deri në fund të sezonit. /Telegrafi/


