Please enter at least 3 characters.

Çfarë ndodhi aty?! Imituesi i Michael Jackson i cili është edhe mundës rrëzoi një burrë për tokë në Las Vegas

2022/01/e0e5652c9bb741b5bd1cfc492b31f154_md-e1642505652772.jpg

Një imitues i Michael Jackson i cili gjithashtu punon si mundës u filmua duke rrëzuar një të dhunshëm që e goditi me shuplakë në Las Vegas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përleshja filloi gjatë fundjavës kur "agresori" - i cili kishte veshur një bluzë jeshile - filloi të godiste me grusht imituesin e Michael Jackson, një mundës profesionist i quajtur Santana Jackson.

Jackson, i cili thotë se sulmi ndaj tij erdhi si një surprizë dhe se ishte i paprovokuar, mori kontrollin dhe hodhi burrin e bezdisshëm në tokë pasi e goditi edhe me shkelma.

Ata u panë duke u ndeshur në tokë, me Jackson që mbante qartë dorën e sipërme - me dy burrat që u ndanë pak më pas.

Së paku deri më tani nuk dihet rreth ndonjë motivi që solli deri te një përplasje e tillë.

Videoja thuhet se u filmua në Freemont St, një nga rrugët më të njohura të lojërave të fatit në Sin City. /Telegrafi/