Please enter at least 3 characters.

Casemiro mendon se rinovimi i kontratës me Real Madridin është i ndërlikuar

2020/08/Casemiro-Ramos.jpg
337:"SEVILLE, SPAIN - MARCH 08: Casemiro and Sergio Ramos of Real Madrid CF show their dejection after Cristian Tello of Real Betis Balompie scored his team's second goalduring the Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on March 08, 2020 in Seville, Spain. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka thënë që rinovimi i kontratës së tij me klubin mbretëror është ‘i ndërlikuar’ dhe se nuk është koha për të folur rreth kësaj teme.

Marrëveshja aktuale e Casemiros skadon në vitin 2021 dhe palët kanë diskutuar disa herë rreth rinovimit të kontratës.

Sipas gazetës Marca, brazilianit i ishte caktuar një ngritje e madhe pagash në një marrëveshje të re që zgjati deri në vitin 2023.

Megjithatë, Casemiro ka thënë se rinovimi i kontratës tashmë është i kompletuar dhe nuk është koha për të folur rreth kësaj çështje.

“Është një pyetje e ndërlikuar... Unë mendoj se nuk është koha për të folur për këtë”, ka thënë fillimisht Casemiro për Esporte Interativo.

“Tani është koha të mendojmë për Man Cityn dhe asgjë më shumë se City”.

“Klubi po kalon një moment delikat dhe kur të jetë e përshtatshme agjenti im do të përgjigjet”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/