Please enter at least 3 characters.

Bryan Cranston rrëfen përvojën me COVID-19, tregon se ka biseduar me Tom Hanks dhe Rita Wilson gjatë kohës kur ishin në Australi

2020/08/31844224-0-image-a-24_1597194340303.jpg

Pas surprizës së tij që e zbuloi në fund të korrikut se ka kontraktuar virusin COVID-19 dhe se tani u shërua, Bryan Cranston, ka rrëfyer eksperiencën e gjithë kësaj.

Aktori 64 vjeçar në një intervistë virtuale në “Live with Ryan and Kelly” të martën, tha se së bashku me gruan e tij kanë kontraktuar virusin ‘shumë herët’.

Ai po ashtu tregoi se përse ka qenë më i qetë dhe më i heshtur në lidhje me virusin që e zbuloi vetëm disa ditë më parë.

Bryan Cranston (Foto: YouTube)

“Kur unë dhe gruaja ime kontraktuam atë shumë herët - në javën e parë kur gjithçka kishte filluar - mendoja që botës nuk i intereson një gjë e tillë”, filloi Cranston.

Ai shtoi se ai dhe gruaja e tij Dearden, me të cilën u martua në 1989, ishin me fat pasi kishin simptoma.

Siç potencon, çifti kishin më shumë dhimbje të qafës dhe ndjeheshin gjatë tërë kohës të lodhur.

Bryan Cranston (Foto: YouTube)

Cranston thekson se ka biseduar me Hank dhe Wilson gjatë kohës kur ishin duke u rikuperuar në Australi.

“Ne ishim duke biseduar me ta gjatë kohës kur ishin në Australi dhe kur u kthyen, ne kemi darkuar së bashku dhe shikuam njëri-tjetrin duke thënë, ‘ne e bëmë këtë, nuk jemi të infektuar më’”, thotë mes shumë gjërash Bryan. /Telegrafi/

Bryan Cranston (Foto: Instagram)