Bosnja shokon Italinë, kualifikohen edhe Republika Çeke dhe Suedia
Tashmë janë kompletuar katër skuadrat që kanë siguruar biletën e kualifikimit përmes playoff-it në Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kosova fatkeqësisht nuk ia doli të bëjë realitet ëndrrën e madhe, pasi në ‘Fadil Vokrri’ u mposht me rezultat minimal 1-0.
Befasia më e madhe e mbrëmjes ndodhi në Zenicë, aty ku Bosnja e shokoi Italinë, duke e eliminuar atë pas triumfit në penallti.
Ndeshja pas 120 minutave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa që nga minuta e 41-të, ‘Azurrët’ ishin me një lojtar më pak pasi Alessandro Bastoni ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Bosnia-Herzegovina are back 🔙🇧🇦@aramco | #FIFAWorldCuppic.twitter.com/3rQMPFzNwS
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) March 31, 2026
Me penallti u vendos fituesi edhe në duelin tjetër mes Republikës Çeke dhe Suedisë.
Ndeshja pas 120 minutave atje kishte përfunduar me rezultat 2-2 ndërsa në penallti më të mirë ishin çekët duke fituar 3-1.
Czechia claim their spot in #FIFAWorldCup 2026! 🙌@aramcopic.twitter.com/u5UhD1PMO6
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) March 31, 2026
Kualifikimin ndërkohë e siguroi edhe kundërshtari i Kosovës në ciklin kualifikues Suedia.
Suedezët u treguan gjakftohtë në shtëpi duke triumfuar ndaj Polonisë me rezultat të ngushtë 3-2, në atë që u përshkrua si një triler i vërtetë.
Heroi i suedezve në këtë ndeshje ishte padyshim ylli i Arsenalit, Viktor Gyokeres, i cili realizoi golin e tretë dhe atë të kualifikimit në minutën e 88-të të ndeshjes./Telegrafi/
Gyökeres called game 🥶#FIFAWorldCuppic.twitter.com/Y1KRg1Sfii
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) March 31, 2026


