Please enter at least 3 characters.

Bllokadë e qytetit Shemic në Gjermani për shkak të dyshimeve për sulm me bombë

2016/10/policia-gjermani.jpg

Policia gjermane thotë se sot po e evakuon një ndërtesë në qytetin lindor, Shemic, për shkak të dyshimeve se ishte planifikuar një sulm me bombë. Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Policia duket se po përdorë forcë për të hyrë në ndërtesë, derisa në rrjetin Twitter ka shkruar: “eksplodimi i dëgjuar ishte një masë e policisë për hyrje, pasi personi përkatës nuk mund të gjendet”.

“Ju lutemi të mbeteni në banesat tuaja brenda hapësirës së bllokuar nga policia dhe t’i ndiqni instruksionet e policisë”, ka shkruar policia e Saksonisë në rrjetin Twitter.

Policia tha se ka ndërmarrë vendosje të madhe të trupave në një lagje të qytetit Shemic.

Një zëdhënëse e policisë ka refuzuar të paraqes detaje të tjera.