Please enter at least 3 characters.

Blanc i ofrohet Romës

2019/05/Laurent-Blanc.jpg
298:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 11: Paris Saint-Germain coach Laurent Blanc gestures during a training session ahead of the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match against Manchester City at Etihad Stadium on April 11, 2016 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain dhe Francës, Laurent Blanc thuhet se i është ofruar klubit italian, Romës.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, përfaqësuesit e Blanc ishin në Olimpico të dielën në mbrëmje, si pjesë e një shtytjeje për të bindur Romën në emërimin e francezit.

Ish-mbrojtësi i Interit e udhëhoqi PSG drejt tre titujve të Ligue 1, por ka qenë pa punë që prej largimit nga gjigantët francezë në vitin 2016.

Sidoqoftë, gazeta shkruan se drejtuesit e klubit Giallorossi nuk janë 'intriguar' nga kjo mundësi, pasi duan një trajner 'me cilësi tjera'.

Drejtuesit e Romës e pëlqejnë Gian Piero Gasperinin e Atalantës, të cilit do t'i ofronin kontratë afatgjate dhe Maurizio Sarrit e Chelseat. /Telegrafi/