Please enter at least 3 characters.

Bilic do ta merr drejtimin e Besiktasit, Gunes trajner i kombëtares turke

2019/02/Slaven-Bilic.jpg
251:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 28: Slaven Bilic, Manager of West Ham United looks on prior to the Premier League match between Crystal Palace and West Ham United at Selhurst Park on October 28, 2017 in London, England. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Slaven Bilic nuk do të mbetet pa punë për një kohë të gjatë pasi u shkarkua nga Al-Ittihad.

Gjersa është në pritje të kompensimit nga klubi saudit (duke supozuar se mund të arrinte në rreth pesë milionë euro), kroati u shfaq si kandidati kryesor për trajnerin e Besiktasit.

"Takvim" shkruan sot se klubi turk, të cilin e udhëhoqi trajneri midis 2013 dhe 2015, dëshiron ta risjell strategun dhe se presidenti i Besiktasit, Fikret Orman do të takohet me kroatin në javën e parë të marsit.

Senol Gunes (Photo by EuroFootball/Getty Images)

Bilic do të merr drejtimin e klubit pas përfundimit të kampionati, ku trajneri aktual Senol Gunes do ta pasojë Mircea Lucescu si trajner i kombëtares turke.

Turqit raportojnë se kthimi i 50-vjeçarit do të mirëpritej nga tifozët edhe pse ata nuk e fituan titullin me të. Ata nuk e fituan asnjë ndeshje nga shtatë derbit e Stambollit nën udhëheqjen e ish-trajnerit të West Ham Unitedit.

Kur u larguan nga Stambolli, kroatin e bartën në duart e tyre dhe i dhanë atij një fanellë me mbishkrimin "Përshëndetje për komandantin e madh".

Ndryshe, Besiktasi zë pozitën e tretë të renditjes tabelore në ligën elitare të shtetit turk. /Telegrafi/