Bernard Challandes flet për mediat zvicerane: Puna e re me Kosovën, lojtarët shqiptarë në Zvicër, Kupa e Kombeve dhe objektivat
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane Blick, ku ka folur për shumë gjëra.
Trajneri 66 vjeçar ka thënë se Kosova është në hapat e parë si Kombëtare dhe është duke fituar eksperiencë.
Ai nuk e ka mohuar faktin që shumë lojtarë që luajnë në Zvicër do të përcjellën nga Kosova.
Për këtë madje është pyetur nga gazeta: “Se a dëshiron të vjedh lojtarët e Zvicrës?”.
Challandes ka zbuluar shumë gjëra, madje edhe fjalën e parë që e ka mësuar në gjuhën shqipe.
Blick: Bernard Challandes, a flet shqip? Bernard Challandes: Mirdita do të thotë ‘good day’, nuk di më shumë, por do të jetë e nevojshme. Shumica e lojtarëve nuk luajnë në Kosovë, por vijnë nga jashtë. Nga Gjermania, Skandinavia, Zvicra, Anglia dhe Italia. Anglishtja do të jetë gjuha kryesore. Nëse ka nevojë do ta marr një përkthyes.
Blick: Kosova ka humbur shtatë nga tetë ndeshje në kualifikimet për Kupën e Botës Bernard Challandes: Po, por ishte në një grup të tmerrshëm me kombëtare si Kroacia, Islanda, Turqia dhe Ukraina. Shumë, shumë i vështirë. Mos të harrojmë se është një shtet që ka ekip kombëtar vetëm në dy vitet e fundit. Kosova është një fëmijë, që po mëson si të ecën. Por pasioni është prezent. Kjo është më e rëndësishmja.
Blick: Cilat janë objektivat me Kosovën? Bernard Challandes: Ka shumë lojtarë të talentuar të lindur në vitin 2000 dhe 2001. Luajnë të Juventusi, Bayerni, AS Roma, por edhe në Zvicër. Duhet të përcjellën dhe të binden nga projekti që ne kemi.


