Please enter at least 3 characters.

Ben Affleck thuhet se është në lidhje me Ana de Armas

2020/03/AnaDeArmas-e1583739781969.jpg
210:"WESTWOOD, CALIFORNIA - NOVEMBER 14: Ana de Armas arrives at the Premiere of Lionsgate's 'Knives Out' at Regency Village Theatre on November 14, 2019 in Westwood, California. (Photo by Jerod Harris/Getty Images)
12:"Getty Images

Ben Affleck dhe Ana de Armas janë në lidhje dhe e kanë konfirmuar romancën e tyre duke u puthur gjatë udhëtimit të tyre në Kubë.

Aktorët, të cilët u afruan gjatë xhirimeve të trilerit seksual, “Deep Water”, janë parë duke u puthur në aeroport para nisjes me aeroplan privat – njofton revista People.

“Nuk ka dyshim se ata janë në lidhje”, ka thënë një burim i afërt me çiftin që janë fotografuar edhe disa herë në Havana.

(Foto: Daily Mail/Instagram)

Dy yjet kanë kaluar çaste bashkë duke dalë nëpër restorante në Kubë dhe duke shëtitur nëpër vende piktoreske.

47-vjeçari është baba i tre fëmijëve nga martesa me Jennifer Garner, ndërsa bukuroshja 31 vjeçare është yll në ngritje. /Telegrafi/

(Foto: Daily Mail/Instagram)