Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha përshëndet me një fotografi të gjithë ata që mendon se ajo kurrë nuk do të bëhej e arrirë në jetë

2019/06/beb2-5.jpg
223:"CHICAGO, ILLINOIS - JUNE 08: Bebe Rexha performs onstage during Nickelodeon's Second Annual SlimeFest at Huntington Bank Pavilion on June 08, 2019 in Chicago, Illinois. (Photo by Timothy Hiatt/Getty Images for Nickelodeon)
29:"Getty Images for Nickelodeon

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shpesh rrëmben vëmendjen e ndjekësve të saj me postimet që bën në rrjetet sociale.

Së fundmi, përmes disa shkrimeve të publikuara në InstaStory, Bebe Rexha thotë se përkundrejt dëshirës për t'u dobësuar, ajo po heq me të madhe kjo ngase nuk po mund t'i rezistojë dot ushqimit.

Ndërkohë, një tjetër fotografi e publikuar disa orë më vonë i ka bërë ndjekësit e saj që të kthejnë vëmendjen nga ajo.

Në fotografinë bardhë e zi, artistja shqiptare shfaqet me një shikim të vendosur teksa merr një pozë sigurie.

"Kjo fotografi shkon për të gjithë ata njerëz që thonin se unë kurrë nuk mund të bëhesha e arrirë", ka shkruar Rexha në Instagram.

Ndonëse termit "e arrirë" ajo i është referuar me një fjalë të ndytë, kuptimi që ka dashur t'i japë ka qenë ajo i një personi që ka realizuar qëllimet e saj. /Telegrafi/