Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha me mesazh për dizajnerët që refuzuan ta vishnin për Grammy Awards

2019/02/BebeRexhaGrammyfk-e1549917391952.jpg
208:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Bebe Rexha attends the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Bebe Rexha është shfaqur mahnitëse në edicionin e sivjetmë të Grammy Awards, e veshur me një fustan të kuq duke sjellë frymën e Valentinit dhe ky ishte një reagimi ndaj dizajnerëve që refuzuan ta veshin atë për këtë ceremoni.

Këngëtarja shqiptare, e cila ishte e nominuar në dy kategori (për artisten e re më të mirë dhe performancën më të mirë 'country'), veshjen e saj e kishte kombinuar edhe me stoli diamanti.

Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

"Ndihem si një princeshë. Doja të zgjedhja këtë frymë", i ka thënë ajo nikoqirit të E! News, Ryan Seacrest.

Në muajt e fundit, 29-vjeçarja kishte kërkuar nga shumë dizajnerë që ta vishnin për ceremoninë e Grammyt, mirëpo ata kishin refuzuar.

"E angazhova ekipin tim që të bisedonte me shumë dizajnerë dhe shumica prej tyre nuk deshën të më vishnin, sepse jam shumë e madhe", kishte thënë ajo në një video-mesazh në Instagram më 21 janar, ku edhe i shante dizajnerët duke u thënë se nuk i donte fustanet e tyre.

Pas kësaj videoje, shumë dizajnerë të tjerë - në mesin e të cilëve edhe August Getty, Tanya Taylor e Christian Siriano - u shprehën të gatshëm që ta vishnin këngëtaren.

(Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Të dielën mbrëma, Bebe i tha Seacrestit se e kishte publikuar atë video, sepse ishte ndier zemërthyer për refuzimin që i ishte bërë.

"Ata thoshin se isha shumë e madhe ose e trashe. E dua trupin tim dhe dua që femrat tjera ta pëlqejnë trupin e tyre", është shprehur ylli me origjinë nga Dibra.

Duke folur për Access Online, Rexha ka pasur një mesazh akoma më specifik për dizajnerët që e kanë refuzuar: "Do të dëshironit ta kishit veshur prapanicën time të trashë!". /Telegrafi/