Please enter at least 3 characters.

BE dhuron 8 mijë maska për Policinë e Kosovës

2020/05/maskat.jpg

Policia e Kosovës në këtë situatë pandemie në kuadër të projektit “Mbështetje reformës së Policisë së Kosovës”, pranoi një donacion prej 8 mijë maskave mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj, me këtë rast ka shprehur falënderime për Riccardo Serri, zëvendës shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke thënë se donacioni për zyrtarët policorë është i nevojshëm dhe i mirëpritur. /Telegrafi/