Please enter at least 3 characters.

Bartomeu: Askush, asnjëherë, nuk na ka kontaktuar për të pyetur sa kushton Messi

2018/05/LionelMesssi.jpg
226:"BARCELONA, SPAIN - MAY 06: Lionel Messi of Barcelona shows appreciation to the fans after the La Liga match between Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on May 6, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona nuk ka marrë asnjëherë ofertë për Lionel Messin. Kështu ka bërë të ditur presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu.

Argjentinasi e ka kaluar gjithë karrierën e tij profesionale te katalunasit, të cilëve iu bashkua që nga mosha 13 vjeçare.

(Foto: Getty Images)

Në vitet e fundit, ai është lidhur disa herë me një largim nga Barca, ndërsa Manchester City dhe Paris Saint-Germaini janë përmendur si destinacione të mundshme.

Megjithatë, me shumë mundësi, Messi mund ta përfundojë karrierën në Camp Nou, pasi ka kontratë deri në vitin 2021 dhe Bartomeu e ka bërë të qartë se atij do t'i vazhdohet sërish kontrata.

(Foto: Getty Images)

"Askush, asnjëherë, nuk e ka kontaktuar Barcën për të pyetur se sa kushton Messin", ka thënë presidenti i Blaugranëve për RAC 1.

"Akoma ka kohë për Messin që të fitojë një, dy apo tri trofe të Ligës së Kampionëve, para se të pensionohet", ka shtuar ai.

Superylli i katalunasve e shënoi golin e 33-të në La Liga në barazimin (2-2) ndaj Real Madridit në 'el Clasico' dhe vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në garat kryesore evropiane. /Telegrafi/