Please enter at least 3 characters.

Barca siguron shërbimet e mesfushorit të Villarrealit

2016/05/DenisSuarezNapolivVillarrealUEFAEuropa_Pez6tSfhwEx.jpg

Barcelona ka siguruar transferimin e Denis Suarezit nga Villarreali.

Sipas Sport, kampioni spanjoll është pajtuar që të paguajë 3.25 milionë euro klauzolën e lojtarit dhe transferimi i tij do të kompletohet pas finales së Kupës së Mbretit më vonë gjatë majit.

Po ashtu thuhet se në marrëveshjen e Suarezit, Villarreali do të sigurojë të hyra shtesë nëse Barça e shet mesfushorin në dy sezonet e ardhshme.

22-vjeçari spanjoll u kërkua nga Barça edhe në afatin kalimtar të janarit, por një transferim i tillë nuk u lejua nga Villarreali.