Please enter at least 3 characters.

Barack Obama publikon listën me librat dhe këngët e preferuara për këtë verë

2021/07/Webp.net-resizeimage-25-e1625986217482.jpg
233:"AUSTIN, TX - MARCH 11: President Barack Obama speaks at the opening Keynote during the 2016 SXSW Music, Film + Interactive Festival at Long Center on March 11, 2016 in Austin, Texas. (Photo by Neilson Barnard/Getty Images for SXSW)
15:"Neilson Barnard

Barack Obama ka publikuar së fundmi listën e këngëve të tij të preferuara të verës.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po ashtu ka ndarë edhe një listë me librat e preferuar.

Sa i përket muzikës, 59 vjeçari ka vendosur të bëjë një 'mix' të këngëve të vjetra dhe të reja nga artistët e famshëm.

Këtë e ka njoftuar me anë të një postimi të bërë në Twitter e në llogarinë zyrtare në Instagram.

Ai shton se ka përgjedhur disa këngë që është duke i dëgjuar më shumë kohëve të fundit përfshirë këtu edhe “Desperado” të Rihannas.

“Pick up your feelings” të Jazmine Sullivan, “Switch it up” të Protoje dhe Koffe, “My sweet Lord” të George Harrison, “Leave the door open” të Bruno Mars dhe “Frozen” të Sabrina Claudio - janë gjithashtu ndër këngët e tjera të preferuara të Obamas.

Barack Obama edhe çdo fundvit ndan me ndjekësit librat, këngët e seritë e preferuara televizive. /Telegrafi/