Please enter at least 3 characters.

Atalanta e Berishës në kërkim të rekordit historik ndaj Juventusit

2016/11/EtritBerishaAtalantaBCvRomaSerieZ5l-61K9GYTx-e1480292537259.jpg

Nuk ka të ndalur forma e mirë e Atalantas këtë sezon në Serie A.

Pas fitores ndaj Bolognas të Blerim Xhemalit me rezultat 0-2  zikaltërit renditën në vendin e pestë me 28 pikë, apo pesë më pak se Juventusi në pozitën e parë.

Atalanta ka fituar në gjashtë takimet e fundit dhe kështu kanë barazuar ecurinë e tyre më të mirë në histori.

Takimi radhës do të jetë ndaj Zonjës së Vjetër dhe në rast të fitores, Etrit Berisha së bashku me bashkëlojtarët e tij do të futen në histori të klubit.

Vlen të theksohet se Atalanta kishte barazuar pa gola ndaj Fiorentinas dhe para ndeshjes me Violan kishin edhe dy fitore.

Humbja e tyre e fundit në Serie A është ndaj Palermos me rezultat 0-1 me 21 shtator. /Telegrafi/