Arsenali përgatit 116 milionë euro për transferimin e sensacionit anglez
Arsenali ka intensifikuar interesimin për sulmuesin e talentuar Morgan Rogers dhe është gati të investojë deri në 116 milionë euro për kartonin e lojtarit të Aston Villa.
Sipas raportimeve të “talkSPORT”, drejtuesit e Arsenalit e konsiderojnë 23-vjeçarin si përforcimin ideal për repartin ofensivë dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë që tejkalon 100 milionë funte për ta bindur Aston Villën të heqë dorë nga ylli i saj.
Rogers është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në sistemin e skuadrës nga Birminghami dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Me ofertën e madhe financiare, Arsenali synon gjithashtu të fitojë garën ndaj Chelseat, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, ku trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është një admirues i madh i sulmuesit anglez.
Morgan Rogers iu bashkua Aston Villas në vitin 2024 nga Middlesbrough dhe që atëherë ka zhvilluar 125 ndeshje zyrtare, duke regjistruar 31 gola dhe 29 asistime.
Këtë sezon, 23-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer, duke realizuar 14 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat./Telegrafi/


