Please enter at least 3 characters.

Arsenali ofron 50 milionë euro për transferimin e Ben White

2021/06/1301484984-scaled.jpeg
493:"LEICESTER, ENGLAND - FEBRUARY 10: Ben White of Brighton & Hove Albion during The Emirates FA Cup Fifth Round match between Leicester City and Brighton And Hove Albion at The King Power Stadium on February 10, 2021 in Leicester, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali po dëshiron të përforcohet për edicionin e ri në repartin defensivë.

Emri më i përfolur tek skuadra londienze është ai i mbrojtësit anglez Ben White.

Qendërmbrojtësi anglez ka pasur një vit të jashtëzakonisht të mirë me Brightonin në Ligën Premier dhe është bërë prioritet i Arsenalit për repartin defensivë.

Trajneri spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta e pëlqen shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta sjellin atë në 'Emirates Stadium'.

Sky Sports ka raportuar se londinezët kanë ofruar 50 milionë euro te Brighton për transferimin e White.

23-vjeçari ka dhënë dritën e gjelbër për t'iu bashkuar Arsenalit pasi do të kishte një vend të sigurt në formacionin titullar.

Vlen të përmendet se në garë për transferimin e anglezit mbetet edhe Manchester United, por Arsenali duket se është pranë mbylljes së marrëveshjes. /Telegrafi/