Please enter at least 3 characters.

Arrestohet pronari i një barnatoreje në Prishtinë, i dha 100 euro ryshfet inspektorit farmaceutik

2022/04/100-euro-cash.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë për dhënie të ryshfetit.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 16:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një barnatore pasi që, i njëjti i ka dhënë ryshfet 100 euro inspektorit farmaceutik”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/