Please enter at least 3 characters.

Ariana Grande pezullon turneun muzikor, pas sulmit terrorist në koncertin e saj

2017/05/ArianaGrande-e1495559837403.jpg
172:"NEW YORK, NY - AUGUST 29: Ariana Grande performs on NBC's "Today" at the NBC's TODAY Show on August 29, 2014 in New York, New York. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e muzikës pop, Ariana Grande, e ka pezulluar turneun muzikor “Dangerous Woman”, pas sulmeve terroriste në koncertin e saj në Mançester.CNN bën të ditur se vendimi ka ardhur një ditë pas shpërthimit në koncertin e saj në Manchester Arena, i cili ndodhi kur e kishte kënduar këngën e fundit.

Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 22 njerëzve, ndërsa 59 të tjerë u plagosën.

Në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS-i.

Vet Ariana nuk ka pësuar lëndime fizike, ndërsa në një postim në Twitter kishte shkruar se ishte e thyer pas asaj që ka ndodhur.

Koncerti në Mançester ishte i pari nga tre koncertet e planifikuara në Britani të Madhe. Belgjika, Polonia, Gjermania dhe Zvicra janë vendet tjera ku Grande duhej të performonte. /Telegrafi/