Please enter at least 3 characters.

Anulohet për në qershor rasti ''Ryshfeti''

2016/11/Zaev-para-gjyqit-1-nentor.jpg

Rasti ''Ryshfeti'' ku është i akuzuar edhe kryetari i LSDM-së që duhej të mbahej sot është anuluar për 27 qershor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Arsye për anulimin e seancës ka qenë agjenda e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili kishte takim me përfaqësues të OSBE për rastin e ndodhur në Kuvendin në Maqedonisë.

Përndryshe, Zaev akuzohet se ka marrë ryshfet nga një sipërmarrës nga Strumica përderisa ishte kryetar i kësaj komune. Këto akuza vetë Zaev i quan si montim i pushtetit në ikje. /Telegrafi/