Ambasada e Izraelit në SHBA publikon imazhin e punonjësve që u qëlluan për vdekje
Ambasada e Izraelit në SHBA ka shpërndarë fotografinë e dy viktimave të sulmit vdekjeprurës në Uashington, duke zbuluar identitetin e tyre – Yaron dhe Sarah.
Në një postim në X, ambasada njoftoi se çifti ishin “miq dhe kolegë të mirë”, transmeton Telegrafi.
“I tërë stafi i ambasadës ka mbetur me zemër të thyer nga vrasja e tyre”, u tha ndër tjera në postimin e ambasadës izraelite në SHBA.
"Asnjë fjalë nuk mund të shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme", u tha në fund të njoftimit.
Ndryshe mbrëmë, një person 30-vjeçar nga Çikago ka shtënë dhe vrarë dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington, derisa po merrnin pjesë në një event në muzeun kombëtar hebraik. /Telegrafi/


