Please enter at least 3 characters.

Albumi i Lamar kryeson në Amerikë

2016/01/KendrickLamar1.jpg

Kendrick Lamar ka fituar për herë të parë vendin e parë në top-listën e albumeve në Amerikë.

“To Pimp a Butterfly”, i paralajmëruar vetëm pak ditë para lansimit, ka arritur të triumfojë që në javën e parë të shitjes, transmeton Koha.net.

Albumi është shitur në 324 mijë kopje dhe bëhet albumi i dytë me më së shumti shitje gjatë një jave, pas albumit surprizë të Drake “If You’re Reading This It’s Too Late”.

Lamar ka zhvendosur nga froni albumin me këngë nga seriali i FOX, “Empire”, që pozicionohet në vendin e dytë për këtë javë.

Në vendin e tretë si albumi më i shitur ka debutuar “Strangers to Ourselves” nga rok grupi “Modest Mouse”.