Please enter at least 3 characters.

Alarm në Britani, të dënuarit organizojnë dyluftime ilegale (Video)

2017/02/dajak-e1487579302150.jpg

Një video e filmuar nga telefona ilegalë në burgun e “Redditch's Hewell” në Britani tregon dy të dënuar që përfshihen në një dyluftim brutal.

Ndeshja, e cila dyshohet se ka qenë e organizuar, është filmuar në banjën e burgut dhe tregon disa të dënuar të tjerë që ndjekin dyluftimin qetësisht.

Kjo video ka ngritur edhe njëherë pikëpyetje mbi sigurinë në burgjet britanike, në të cilat kohët e fundit ka pasur filmime të ndryshme me anë të telefonave që janë të papranueshëm në ambientet e burgjeve.

Por prania e telefonave është vetëm një nga problemet në këto burgje, pasi pamjet e fundit tregojnë edhe një tendencë për të organizuar ndeshje ilegale mes të burgosurve. /tch/