Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku mes një veture dhe një traktori në Podujevë, lëndohen dy persona

2020/11/LAJMI-I-FUNDIT-1.png

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe një traktori në fshatin Llugë të Podujevës, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhë rreth orës 16:00.

"Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor", deklaroi ajo.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/