Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Shkup-Veles, lëndohet rëndë një person

2019/09/auto_auto_aksident-1-115359627131548425579-1.jpg

Një person është lënduar rëndë, pas një aksidenti që ka pësuar në rrugën Shkup-Veles.

Nga MPB informojnë se aksidenti është denoncuar rreth orës 03:30, ndërsa i njëjti ka ndodhur në rrugën rajonale Shkup-Veles, në afërsi të fshatit Trubarevë.

Sipas informatave të policisë, 24-vjeçari H.K nga Shkupi, duke e drejtuar makinën e tij "Alfa" ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

Në këtë aksident lëndime më të lehta ka marrë edhe bashkëudhëtari në makinë.

Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë ekspertizë./Telegrafi/