Please enter at least 3 characters.

Aksident në afërsi të Klinës, krijohen kolona të gjata

2019/11/78752187_2435206620035844_3914037133165199360_n-1.jpg

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Dollc të Klinës, si pasojë një veturë është rrokullisur.

Mësohet se, përveç dëmeve materiale edhe katër persona janë lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe po merret me rastin.

Si pasojë e këtij aksidenti, është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve.

Policia e Kosovës, në vazhdimësi apelon të ngasësit e automjeteve, që të kenë kujdes dhe t'i respektojnë shenjat e trafikut rrugor.