Please enter at least 3 characters.

Abrashi propozon të nisin konsultimet për hapjen e transportit ajror

2017/08/abrashi1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në mbledhjen fundit të qeverisë ka propozuar të nisin konsultimet për hapjen e transportit ajror.

Abrashi ka thënë se hapja të bëhet duke i zbatuar masat ndaj COVID-19.

“Në këtë pjesë, mendoj se edhe hapja e fluturimeve është mjaftë e rëndësishme. Prandaj me lejen e juaj do të kisha filluar konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil me MSH-në dhe kompanitë ajrore që të rifillojnë fluturimet duke zbatuar masat ndaj COVID-19 në mënyrë që të marrim një miratim”, tha Abrashi.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim që të rihapet kufiri me Shqipërinë dhe heqjen e masave të lëvizjes për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/