LAJMI I FUNDIT:

Ambrosini: Gattuso ka personalitetin dhe karizmin e duhur për ta drejtuar Milanin

Ambrosini: Gattuso ka personalitetin dhe karizmin e duhur për ta drejtuar Milanin

Ish-mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini beson se klubi bëri një zgjedhje të guximshme me emërimin e Gennaro Gattusos trajner, por sipas tij nganjëherë kimia mund të kapërcejë përvojën.

Vincenzo Montella u shkarkua nga Rossonerët më herët sot (e hënë) gjatë ditës shkaku i rezultateve jo të kënaqshme edhe përkundër transferimeve të mëdha,

Ndërsa, trajneri i ekipit Primavera, Gattuso u ngrit në detyrë për ta zëvendësuar atë, pavarësisht nga përvojat e tij jo të mira me klubet si FC Sion, Palermo, OFI Crete dhe Pisa.


Milani e shkarkon Montellan, Gattuso trajner i ri
Lexo po ashtu Milani e shkarkon Montellan, Gattuso trajner i ri

Megjithatë, sipas ish-mesfushorit të njohur të Milanit, Ambrosini, Gattuso ka personalitetin e duhur për t’i drejtuar Rossonerët edhe pse i mungon përvoja.

Ambrosini dhe Gattuso kanë qenë gjithmonë shokë të afërt me njëri-tjetrin!

“Klubi ka bërë një zgjedhje të guximshme me emërimin e Rinos”, ka thënë fillismith ish-bashkëlojtari i Gattusos, Ambrosini për Sky.

“Në disa raste karizmi dhe personaliteti mund të kenë shumë ndikim, dhe në këtë rast personaliteti i tij mund të ndihmojë shumë”.

Analizë - Shpresa e ringjalljes, vdiq e fundit për Milanin
Lexo po ashtu Analizë - Shpresa e ringjalljes, vdiq e fundit për Milanin

“Ai nuk ka përvojë të jashtëzakonshme në stol, ai duhet të zhytet menjëherë në të, por nganjëherë kimia që mund të krijohet në një dhomë zhveshjesh mund të kapërcejë përvojën”, përfundoi ish-mesfushori i Milanit.

Ndryshe, ndeshja e parë e Gattussos në stolin e Rossonerëve pritet të jetë ajo e fundjavës në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë, Benevento. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori