Maqedonia e Veriut ndodhet para sfidës më të vështirë, sa i përket përmbushjes së standardeve që kanë të bëjnë me kujdesin e ambientit jetësor. Sfidë po konsiderohet edhe aspekti financiar, por edhe kuadri profesional për këtë fushë.
Nga organizata “Eco Guerilla” për Radion Evropa e Lirë bëjnë të ditur se bashkë me shumë organizata tjera që veprojnë në fushën e mjedisit në Maqedoninë e Veriut, kanë dhënë vërejtjet e tyre para misionit të Bashkimit Evropian në Shkup dhe kanë treguar me problemet mjedisore që përballet vendi.
Këto vërejtje priten të përfshihen në Raportin e Progresit, që pritet të publikohet gjatë muajit maj.
Si problem kryesor, organizatat për mbrojtjen e mjedisit, kanë theksuar dështimin për të zbatuar politikat mjedisore, ligjet dhe aktet ligjore, që mbrojnë mjedisin jetësor.
Ambientalistët theksojnë se mjetet që ka ndarë shteti i Maqedonisë së Veriut, nuk mjaftojnë për të prodhuar efekte të dukshme, sa i përket ruajtjes së ambientit jetësor.
Ambientalistja, Aleksandra Bujarovska, për Radion Evropa e Lirë thotë se fatkeqësisht autoritetet e vendit, nuk janë, siç shprehet ajo, të vetëdijshme për vështirësitë me të cilat do të përballet Maqedonia e Veriut në përmbushjen e standardeve evropiane, si kusht për anëtarësimin e vendit në BE.
“Strukturat te ne në shtet nuk janë as të vetëdijshme për vështirësitë me të cilat do të përballet vendi gjatë implementimit të standardeve evropiane sa ipërket përkujdesjes së ambientit jetësor në të gjitha sferat. Jo rastësisht ky kapitull lihet për në fund sepse është më i vështiri, por kjo nuk do të thotë se duhet trajtuar edhe nga organet shtetërore në fund”.
“Për të pas sukses të paktën minimal, duhet filluar menjëherë me zbatimin e praktikave evropiane dhe ndarjen e mjeteve, që praktikat evropiane të arrijnë të zbatohen, dhe jo siç është aktualisht dikasteri ekologjisë, që ka më së paku mjete”, thotë Bujarovska.
Ndërkaq, nga dikasteri i ambientit jetësor, thonë se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë shumë masa për të parandaluar ndotjen e ambientit.
Megjithatë, zëvendësministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se është i vetëdijshëm se shtetit mund t’i mbyllet dera e anëtarësimit në familjen evropiane, për shkak të mospërmbushjes së standardeve për ruajtjen e ambientit jetësor.
“Plotësimi i kërkesave nga Kapitulli 27 në kuptimin monetar, relativisht paraqet një sfidë të madhe. Më lejoni të jap një shembull, në jurisprudencë, si do ta zgjedhim kryetarin e Gjykatës Supreme: me dy të tretat, apo me shumicë të thjeshtë – është thjesht një vendim administrativ, që nuk kushton asgjë në aspektin financiar, por varet se sa njerëz në Këshillin Gjyqësor do të ngrenë dorën”.
“Por, që të plotësojmë standardet ekologjike, përkatësisht për t’i penguar emetimet e dëmshme në ajër kërkohen qindra milionë euro. Prandaj, them shikuar në mënyrë egoiste, ky do të jetë një institucion që do të ketë shumë rëndësi, për shkak se cilido vend evropian, nëse do që ta pengojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, mund t’i shfrytëzojë pjesët nga mjedisi jetësor”, thotë Makraduli.
Ndërkaq, Arianit Xhaferi nga “Eko Guerila”, për Radion Evropa e Lirë thotë se më problematike mbetet përmbushja e standardeve në industrinë e rëndë, për çka problemet janë më se evidente.
“Menaxhimi i mbetjeve komunale përbën një tjetër sfidë, ku vendi jonë nuk ka bërë mjaftueshëm hapa përpara, prandaj dhe këtu presim të kemi vërejtje serioze. Cilësia e ajrit ambiental mbetet po ashtu një sfide tejet serioze, kur kemi parasysh se prodhimi i energjisë elektrike në vend bëhet akoma në masë më të madhe në termocentrale dhe këtu ‘Rek Bitola’ është ndotësi i dytë më i madh i ajrit në Evropë”.
“Mungesa e vullnetit për të hartuar dhe kaluar ligje që do i mundësonin inspektorëve mjedisorë qasje më të lirë dhe më të shpeshtë te subjektet ndotëse, por edhe transparenca në këtë proces, po ashtu ngelet një pikë e zezë, që besojmë se do të përfshihet në Raportin e Progresit”, thotë Xhaferi, duke theksuar se Qeveria kishte organizuar një konferencë donatorësh për luftën kundër ndotjes së ajrit.
Madje sipas tij, Qeveria po kërkon edhe mendimet e sektorit civil, për të gjetur mënyra se si të luftohet ndotja e ajrit. Kjo, sipas Xhaferit, dëshmon se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nuk ka as plan, por edhe as mjete për ta zgjidhur problemin e ndotjes në fushën e mjedisit.
Sipas ambientalistëve, problem më vete mbetet edhe ruajtja e zonave të mbrojtura./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Arrestimi i Veliajt, Basha përshëndet vendimin e SPAK-ut: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-basha-380x233.png)
Arrestimi i Veliajt, Basha përshëndet vendimin e SPAK-ut: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni
![Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Kufi_dogana-750x430-1-380x233.jpg)
Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura
![Arrestimi i Veliajt, reagon Berisha: Po shembet piramida e krimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-berisha-380x233.png)
Arrestimi i Veliajt, reagon Berisha: Po shembet piramida e krimit
![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe