Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me shefen e Misionit të OSBE-së në vend, Ambasadoren Nina Suomalainen, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim u diskutua për krizën politike në vend, si dhe për mënyrat e zgjidhjes së saj. Kryetari Thaçi prezantoi qëndrimet e PDSH-së për dalje nga kriza politike, si dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit euro-atlantik, duke theksuar se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, që kërkon një qasje të re dhe vullnet të fortë politik nga të gjitha palët.
Kryetari Thaçi potencoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim.
Për sa i përket listës zgjedhore Kryetari Thaçi vlerësoi se qëllimi i grupit të punës duhet të jetë arritja e një liste zgjedhore tërësisht të pastruar dhe e pranuar nga të gjithë, por hodhi dyshime te institucionet e shtetit se gjatë pastrimit do të pësojnë votuesit shqiptarë, duke theksuar se lista aktuale zgjedhore ka akoma votues fiktiv dhe se fajin kryesor për këtë e kanë institucionet e shtetit që kontrollohen nga pushteti dhe që nuk dërgojnë të dhëna të sakta në KSHZ, andaj në pamundësi të fshirjes së votuesve fiktiv PDSH nuk pajtohet me fshirjen e personave të tjerë që ekzistojnë, por që për momentin nuk gjenden në vend, shumica e të cilëve mbi 80% janë shqiptarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak