LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja e Maqedonisë në Sofje është thirrur në MPJ-në bullgare për bisedë lidhur me rastin Kadrieski

Ambasadorja e Maqedonisë në Sofje është thirrur në MPJ-në bullgare për bisedë lidhur me rastin Kadrieski

Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agneza Rusi-Poposka, sot është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë për takim me drejtoreshën e përgjithshme për Çështje Evropiane, Slavena Gergova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton MPJ bullgare, në takim Gergova “shpreh shqetësimin për sulmin” ndaj Bekir Kadrieskit, bashkëkryetar i Shoqatës së Bullgarëve “Shemeto” në Strugë.

Gergova theksoi gjithashtu nevojën që “autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin veprime të shpejta për hetim dhe administrim efikas të drejtësisë”.


Në takim u theksua se Bullgaria pret rezultate konkrete në lidhje me incidentet e tjera me bullgarët dhe shoqatat e tyre në Maqedoninë e Veriut, thuhet në njoftimin e MPJ-së bullgare.

Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani, sot në një konferencë për media në “Forumin e Prespës për Dialog” në Strugë, kërkoi që të mos nguten me kualifikime në opinion lidhur me çështjen e motiveve rreth rastit të Bekir Kadrieskit dhe të lejohen institucionet ta sqarojnë ngjarjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori