Moldavia më 26 nëntor shfaqi një dron rus që ra në tokën e saj jashtë ministrisë së jashtme, ndërsa thirri për sqarime të dërguarin e Moskës, në një kritikë të hapur ndaj luftës së Rusisë në Ukrainën fqinje.

Republika e vogël ish-sovjetike, e vendosur midis Ukrainës dhe anëtares së NATO-s, Rumanisë, ka parë vazhdimisht shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Rusia në vitin 2022 dhe ka dëbuar dhjetëra diplomatë dhe punonjës të ambasadës ruse.


Dhe pasi thirri Oleg Ozerov, ambasadorin rus në Kishinau, më 26 nëntor, ministria e jashtme e Moldavisë e vendosi dronin e rrëzuar përpara selisë së saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Më vonë, ministria publikoi një video në mediat sociale të Ozerov duke dalë nga ndërtesa dhe duke kaluar pranë dronit të shënuar me një "Z" të kuqe.

Siç kujtojnë mediat, më 25 nëntor, droni kishte rënë mbi një shtëpi në një fshat në Moldavinë verilindore, afër kufirit me Ukrainën.

Sipas qeverisë, gjashtë dronë në total kishin shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë. /Telegrafi/