LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Kosovës në Francë ia dorëzon letrat kredenciale Macronit

Ambasadori i Kosovës në Francë ia dorëzon letrat kredenciale Macronit

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi sot i ka dorëzuar presidentit Macron letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, i ka dorëzuar presidentit francez, Emanuel Macron, letrat kredenciale të emërimit të tij, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Halimi i dorëzoi letrat kredenciale në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Elysee.


“Në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Élysée, Ambasadori Halimi i dorëzoi Presidentit Macron Letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani”, thuhet në në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Halimi para rreth 8 muajve është zgjedhur si ambasador i Kosovës në Francë.