Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovën Kiyoshi Koinuma dhe sekretarin e kësaj ambasade Mitsunori Ogasawara.
Kryetari i OEK-ut ka falënderuar atë për rolin e rëndësishëm që ka luajtur Japonia në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në favor të funksionimit të shtetit të Kosovës që nga viti 1999.
“Sot u shpalosen 7 projekte që do të mbështeten nga qeveria japoneze. Në aspektin politik jemi miq me dhe në aspektin ekonomik Japonia ka mbështetur Kosovën me 350 milionë euro dhe jemi shumë falënderues ndaj popullit japonez. Ajo çka është e rëndësishme nga ky grant është që ka të bëjë me të rinjtë, kulturën dhe ambientin. E veçanta e këtij takimi është që po ndodh në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, po ndodhë pikërisht ku vitin tjetër do të shënohen dhjetë vjet të vendosjes së marrëdhënieve mes Kosovës dhe Japonisë. Sot është nënshkruar dhe është miratuar një marrëveshje për sportin dhe kulturën e Kosovës si një dëshmi që Japonia i vlerëson vlerat e shtetit të Kosovës. Një shtet që kontribuon në edukim dhe që ofron ekspertizë , është një shtet që të siguron të ardhmen”, tha Gërxhaliu.
Nga ana e tij, ambasadori japonez në Austri, përgjegjës për Kosovën Kiyoshi Koinuma, tha se Japonia do të vazhdoj të mbështes Kosovën në aspektin politik ekonomik, por ky shtet dëshiron që të vendos edhe marrëdhënie biznesore me Kosovën.
“Dy javë me parë ministri i punëve të jashtme të Kosovës ka vizituar Japonia dhe kemi biseduar për tema të ndryshme me ministrin e Punës së Jashtme të Japonisë. Që nga pavarësia e Kosovës Japonia ka kontribuar në zhvillimin e Kosovës. Unë kam parë shumë vend punishte në Kosovë dhe ndërtesa të reja që po ndërtohen gjithashtu kam parë edhe makina të reja duke përfshire edhe Tyota japoneze dhe kjo do të thotë që zhvillimi i Kosovës ka pasur rritje dhe ne do të donim të jepnim asistencë në zhvillimin e mëtutjeshëm. Neve na duhet një bashkëpunim më i madh dhe dialog më i madh dhe besoj që sot është një pikënisje dhe do të doja që të kemi një bashkëpunim më të ngushtë me sektorin privat në Kosovë”, tha ai.
Të pranishëm në takim ishin edhe dy përfaqësi të kompanive japoneze në Kosovë “Japan Tobacco Internationl” dhe “Hitachi- Mitsubishi” për të cilat u tha se janë shembull i vendosjes së marrëdhënieve të mira me shtetin e Japonisë
Në fund Oda Ekonomike e Kosovës nderoi ambasadorin japonez me një dhuratë modeste në shenjë falënderimi për kontributin që shteti i Japonisë ka dhënë në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova