LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, promovon kuzhinën Italiane në restaurantin “Il Gusto” në Prishtinë

Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, promovon kuzhinën Italiane në restaurantin “Il Gusto” në Prishtinë

Në kuadër të promovimit të kuzhinës italiane anembanë botës, Ambasadori Italian në Kosovë, Antonello De Riu, ka bërë një vizitë të veçantë në restorantin Il Gusto, që gjendet në qendrën tregtare Prishtina Mall. Vizita e ambasadorit De Riu në Il Gusto simbolizon rëndësinë që Italia i atribuon përhapjes së vlerave të saj gastronomike dhe kulturore në Kosovë. 

Il Gusto, i njohur për ofrimin e një gamë të larmishme të pjatave italiane, nga pasta dhe pizza deri te risotto dhe desertet e shijshme, u bë vendi ku ambasadori foli për rëndësine e “Javës së Kuzhinës Italiane në Kosovë”. Ky event, i cili zhvillohet nga data 13 deri më 19 nëntor, është organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në bashkëpunim me Agjencinë ICE, me qëllim promovimin e ushqimit dhe verës italiane.

Javës së Kuzhinës Italiane në Kosovë i dedikohet jo vetëm ekspozimi i shijes dhe diversitetit të kuzhinës italiane, por edhe edukimit rreth shëndetit dhe dietës mesdhetare. Në këtë kontekst, do të ketë prezencën e profesorëve dhe studentëve nga një institut prestigjioz i Romës, të cilët do të organizojnë “darka me autorësi” dhe seanca të “show cooking”-ut. Kjo javë përfshin gjithashtu trajnime praktike në gastronomi për të rinjtë dhe profesionistët kosovarë, duke iu mundësuar atyre të mësojnë nga ekspertë të fushës. 

Gjatë vizitës së tij në Il Gusto, ambasadori De Riu e vlerësoi këtë restorant si një shembull të shkëlqyer të asaj se si kuzhina italiane mund të integrohet në kulturën dhe preferencat e konsumatorëve kosovarë. Ai gjithashtu theksoi lidhjen e fortë ndërmjet ushqimit mesdhetar dhe mirëqenies, duke vënë në dukje suksesin dhe cilësinë e produkteve italiane të ushqimit që janë të njohura në mbarë botën. 

Ashtu siç sugjeron edhe emri, Il Gusto është vendi ku gjuha e shijes flet italianisht, duke ofruar kështu një përvojë të veçantë që tejkalon kufijtë e një vakte të thjeshtë. Me përfundimin e “Javës së Kuzhinës Italiane në Kosovë”, Il Gusto premton të vazhdojë të jetë ambasadori i padiskutueshëm i gatimeve italiane në zemër të Prishtinës. 

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: IL GUSTO Ristorante Italiano

Instagram: ilgustoristorante.ks

Tel: 049 206 000

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori