LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Isufaj vlerëson kontributin humanitar të Shoqatës “Peja” në New York

Ambasadori Isufaj vlerëson kontributin humanitar të Shoqatës “Peja” në New York

Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York, ambasadori Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi i mëtutjeshëm, me qëllim të mbrojtjes së interesave të komunitetin shqiptar, të cilët kanë dhënë një kontribut të pareshtur për çështjen e Kosovës.

Konsulli i Përgjithshëm, ambasadori Frymëzim Isufaj, tha se me përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, kanë bashkëbiseduar për veprimtarinë e kësaj shoqate, projektet dhe bashkëpunimin për të ardhmen.

Me këtë rast, ambasadori Isufaj, tha për Telegrafin se vlerëson lartë punën humanitare të Shoqatës “Peja”, e cila përmes aktiviteteve të ndryshme ndihmon edhe bashkatdhetarët në Kosovë për më shumë se dy dekada.

“Ndjehem i nderuar që takova përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, të cilët për më shumë se dy dekada, kontribuuan jo vetëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por edhe ndihmuan bashkatdhetarët e tyre në Kosovë në mënyra të ndryshme. Jam i gatshëm, që edhe më tutje të jem pjesë e bashkëpunimit edhe më aktivitete dhe projekte të ndryshme, të cilat i inicion kjo shoqatë”, tha Isufaj, duke shtuar se jemi mirënjohës dhe krenarë me diasporën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka qenë dhe vazhdon të jeni zëri më i fuqishëm i Kosovës.

Duke e quajtur të frytshëm dhe domethënës këtë takim pune dhe njëherit edhe njoftues me ambasadorin Frymëzim Isufaj, kryetari i Shoqatës humanitare “Peja”, Rejmond Zeka, tha për Telegrafin, se temë diskutimi në këtë takim, ishte angazhimi dhe kontributi i vazhdueshëm i komunitet shqiptar në ShBA dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, që ka të bëjnë me çështjet e komunitetit.

“E informova ambasadorin Isufaj për punën dhe angazhimin që ka bërë për më shumë se 20 vjet Shoqata humanitare ‘Peja’, në New York, e po ashtu edhe për ndihmën e ofruar në vazhdimësi që bënë kjo Shoqatë, duke ju ndihmuar qytetarëve në nevojë në vendin e origjinës, në Kosovë.  Duhet theksuar se Shoqata humanitare ‘Peja’, nuk është thjesht, një Shoqatë humanitare, por një institucion atdhetar që ka punuar në vazhdimësi për interesat e kombit shqiptar”, tha kryetari Rejmond Zeka, ku përpos tij në këtë takim, pjesëmarrës ishin edhe Blerim Koçani, nënkryetar, Nevzat Bakraçi, anëtar i kryesisë dhe Driton Çavdarbasha, anëtar i kryesisë.

Kryetari Zeka, tha se kishte një kërkesë për ambasadorin Isufaj, kërkesë kjo, që sipas tij, është që në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, të jetë i pranishëm një zyrtar përgjegjës, i cili do të merret ekskluzivisht vetëm me kërkesat e komunitetit shqiptar në New York.

Po ashtu, në këtë takim, është diskutuar edhe për situatën aktuale politike në Kosovës, formimin e institucioneve të reja, dhe pa dyshim edhe për marrëveshjen e arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, në Washington./Lumturije BEKAJ/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori