LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Hovenier shtron drekë për “Ekipin e Unitetit” të Kosovës

Ambasadori Hovenier shtron drekë për “Ekipin e Unitetit” të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, mblodhi për drekë ish “Ekipin e  Unitetit” të Kosovës, që ishin përfshirë në bisedimet e Vjenës 2006/2007” për statusin e Kosovës.

Ish presidenti Fatmir Sejdiu, Blerim Shala – këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj – ish ministër i Punëve të jashtme,  Ylber Hysa – ish ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe ish kryeministri Agim Ceku janë disa nga personalitetet që ambasadori Hovenier i ftoi në drekë.


Të gjithë këta dhe të tjerët, ishin të  përfshirë direkt në procesin e fazës para pavarësisë së Kosovë, në vitet 2005-2007, kur po diskutohej statusi final i Kosovës.

I ftuar ishte edhe Kai Sauer, nënsekretar i shtetit finlandez që në vitin 2006/7 ka shërbyer si këshilltar i Martti Ahtisarit, emisar i OKB-së në negociatat për statusin final të Kosovës.

Një gjë të tillë, e bëri publike vetë ambasadori Hovenier, përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

“Jam i lumtur që do të shtroj një drekë sot për Ambasadorin Kai Sauer, nënsekretarin e Shtetit – Politika e Jashtme dhe Siguri, të Ministrisë së Jashtme të Finlandës dhe anëtarët e ‘Ekipit të Unitetit’ të Kosovës. Ne diskutuam punën tonë kolektive të viteve 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Një takim të ngjashëm, diplomati amerikan e ka realizuar me 31 maj 2022.

Hovenier në vitin 1999 ishte pjesë e stafit të të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martti Ahtisaari, si dhe në angazhime të përkohshme në vendet fqinje si Serbi dhe Mal i Zi.

Përveç kësaj, Hovenier në vitit 1999 ka qenë edhe pjesë e delegacionit të ShBA-së për bisedimet paqësore për çështjen e Kosovës, në Konferencën e Rambujesë, e cila ka filluar punimet më 6 shkurt të atij viti.

Ndërkaq atë kohë “Ekipi i Unitetit” negocionte me një ekip të ngjashëm nga Serbia nën ndërmjetësimin nga “Grupi i Kontaktit” në të cilin bënte pjesë edhe ish presidenti i Finlandës,  Marti Ahtisaari. Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori