LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman Jorn Rohde qëndron për vizitë në Klan Kosova

Ambasadori gjerman Jorn Rohde qëndron për vizitë në Klan Kosova

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka qëndruar për vizitë në ambientet e shtëpisë mediale Klan Kosova, ku është pritur nga Adriatik Kelmendi, Drejtor i Përgjithshëm, dhe Shkëlqim Devolli.

Diplomati gjerman është njoftuar për ecurinë e punëve, projektet ekzituese dhe projektet e planifikuara në televizion, radio dhe në portalin e Klan Kosovës.


Gjatë takimit është diskutuar edhe për lirinë e medias në Kosovë dhe konkurrueshmërinë mediale dhe ekonomike në vend, duke theksuar rëndësinë e shprehjes së lirë dhe ekonomisë së tregut.
Ambasadori Rohde ka parë edhe ambientet kompanive që operojnë nën kompleksin e Klan Kosovës, përfshirë operatorin Art Motion dhe Klan Arena.

Artikull i sponzorizuar