Ambasadori britanik Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare që ta quajnë Dua Lipën të tyren

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Prishtinë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa u nderua me shtetësinë e Republikës së Kosovës, përmes një dekreti të nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani.
Ndër të pranishmit ishte edhe përfaqësuesi diplomatik britanik, Jonathan Hargreaves, i cili shprehu krenarinë që si Britania ashtu edhe Kosova e konsiderojnë Duan si të tyren.
Përmes një postimi në Facebook, ambasadori britanik publikoi po ashtu edhe disa fotografi nga ceremonia e veçantë, e po ashtu duke pozuar me artisten me famë botërore.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë të dyja krenare që ta quajnë Dua Lipën të tyren. Faleminderit Presidente Osmani për ftesën në ceremoninë e veçantë ku Dua Lipa u nderua me nënshtetësinë e Republikës së Kosovës. Ishte një nder i madh të takoja Duan dhe të festonim një talent britaniko-kosovare kaq të veçantë”, ka shkruar ambasadori britanik.
“Pres me padurim të shoh performancën e saj sonte në Sunny Hill Festival. Mos harroni të na vizitoni në #BritishCorner gjatë festivalit!”, u shpreh tutje ai.
Festivali Sunny Hill nis sonte më 1 gusht, dhe Dua Lipa do të hapë eventin si kryefjala e mbrëmjes. /Telegrafi/




























































